Armenia, fati jonë i madh…!

Share Button

Editoriallogo03

Nga Gjergj Vyshka 12.10.2015 07:00

Edhe sikur me dorë ta kishim vendosur përpara kalendarin e Eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Francë 2016” nuk do ta kishim gjetur një ndeshje të fundit me një kundërshtar krejtësisht të pamotivuar. Një kundërshtar që dukej sikur ishte një skuadër lagjesh e ne me një motiv super të madh të vajtjes në Paris. Jemi në Paris, sepse e kemi merituar jo vetëm fitoren e madhe të mbrëmjes së djeshme magjike në Jerevan, por dhe atë që kemi bërë në Portugali, atë që kemi bërë në Elbasan ndaj Armenisë, apo dhe dy barazimet e mëdha që kemi marrë ndaj Danimarkës.

Sigurisht kemi merituar dhe fitoren në “tavolinë” ndaj Serbisë. Ajo që e prish disi atmosferën është humbja në Elbasan me Serbinë, gjë që nuk duhet të kishte ndodhur, të paktën për hir të patriotizmit. Por sot ne jemi krenarë. Jemi krenarë për Berishën, Alijin, Gjimshitin, Canën, Hysën, Bashën, Xhakën, Cikalleshin, Lenjanin, Gashin, Roshin, Sadikun, Kukelin, apo dhe Agollin, Bulkun, Abrashin, Shehin, Hoxhën, Salihin, Balajn, Ajetin, Kaçen, Rrahmanin. Të gjithë bashkë kanë një arkitekt si Xhovani De Biazi, i cili tashmë nuk ka më nevojë për firmë në letër në kontratë të rinovuar, sepse ai e ka fituar kontratën e tij të përjetshme me kuqezinjtë.

Dikur ka pasur tituj “Mjeshtër Sporti”, siç edhe ka ndodhur me lojtarët e përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të vitit 1983, që u kualifikuan në tetë më të mirat e Evropianit, apo dhe “Mjeshtër të Merituar të Sportit”. Por sot këta janë të gjithë “Mjeshtër të Mëdhenj”, jo më pas vdekjes (duket titull i rëndë), por heronj të gjallë. Këtë duhet ta bëjë pa dekret Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ( i cili i ka dekoruar si ekip “Nderi i Kombit”). Sepse nuk ka ngjarje më të madhe se sa kjo. Jemi në Francë, shumë krenarë për këta lojtarë, nuk ka rëndësi se si do të dalim.

Por ama jemi përkrah emrave të mëdhenj si Franca vendëse, Islanda, Republika Çeke, Belgjikës, Uellsit, Spanjës, Gjermanisë, Anglisë, Zvicrës, Irlandës së Veriut, Rumanisë, Austrisë, Italisë, Portugalisë. Pra përkrah të mëdhenjve, ndërsa kjo fitore e madhe e Shqipërisë duket se do të hapë kohën, do të ulë përmbytjet, por do t’i bëjë njerëzit që të harrojnë për një çast faturat e larta të energjisë elektrike, taksat e larta e gjithçka tjetër. Armenia ishte fati ynë, ne jemi në Francë dhe sot jemi krenar për të gjithë.

Faleminderit kuqezinj…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh