Kombëtarja / De Biazi: Kam besuar që nga ndeshja e parë tek kjo ditë

Share Button

Armeni-Shqiperi-0-3-feste-tjeter-Basha

AlbanianSport.com 11.10.2015 22:55

ASNN – Një arritje historike dhe kurorëzimi i një projekti që nisi disa vite më parë me emërimin e Xhovani De Biazit si trajner i Kombëtares. Shqipëria preku sonte ëndrrën, pas një sezoni të jashtëzakonshëm. “Jam shumë i lumtur që arritëm të kualifikohemi, – ka deklaruar trajneri i Kombëtares, duke folur për Televizionin Shqiptar. – I kam thënë që në ndeshjen e parë në Gjeorgji që mund të arrinim të realizonim këtë projekt të madh nëse do të punonim.”

“Realisht disa lojtarë ishin të tensionuar në këtë ndeshje të vështirë, por unë i thashë që të dilnim në fushë që të luajmë dhe të shfrytëzojmë këtë çast, – ka vijuar ai. – Duhet të përpiqemi që të mos ndalemi këtu dhe të rritemi, por treguam që edhe një vend i vogël arrin rezultatin që kishte vendosur.” Një sukses i arritur falë një ekipi të rindërtuar me shumë futbollistë të rinj, që çon Shqipërinë në Francë 2016. Pa më të voglin dyshim, një meritë të jashtëzakonshme për këtë sukses të kombëtares e ka trajneri De Biazi.

Pas fitores në Armeni ai foli për Televizionin Shqiptar, duke thënë se rruga ka qenë e vështirë për të arritur në këto nivele. “Është një lumturi e jashtëzakonshme, një ndjesi e papërshkrueshme, – tha 59-vjeçari. – Deri këtu kemi arritur hap pas hapi dhe nuk ka qenë shumë e thjeshtë, por dua t’iu kujtoj të gjithëve atë letër të parë për lojtarët pas humbjes ndaj Gjeorgjisë. Kur u thashë të gjithë lojtarëve duhet të besojmë dhe të gjithë bashkë duhet të bëjmë diçka të madhe, dikush buzëqeshi nga fundi.”

“Rruga ka qenë e vështirë dhe në fund ka nga ata që buzëqeshin më shumë dhe dikush më pak, por sot jemi ne ata që buzëqeshim, – ka vijuar italiani me pasaportë shqiptare. – Besoj se bëmë diçka të rëndësishme, nuk ishte e lehtë të fitonim sot këtu pas disfatës së fundit në shtëpi”. Momenti i krijuar pas disfatave të fundit me Portugalinë dhe veçanërisht asaj me Serbinë ka qenë vërtet kritik dhe De Biazi ka rrëfyer se si arriti të motivojë lojtarët për sfidën vendimtare me Armeninë.

“Realisht kjo ishte një ndeshje e vështirë me shumë tension, – ka sqaruar kreu i stolit kuqezi. – Lojtarëve iu thashë, është një rrugë e gjatë që kemi bërë deri këtu dhe ky është një tension që duhet ta përballojmë. Nuk janë ato dy humbje që do të na ndalojnë, ne duhet të vazhdojmë!” Janë momente gëzimi, por De Biazi mbetet ambicioz dhe kërkues. Sipas tij, kjo skuadër mund të rritet edhe më tepër për Evropianin e vitit të ardhshëm.

“Unë besoj se kjo skuadër ka ende vend për tu përmirësuar, duhet të synojmë të mos ndalemi këtu dhe të rritemi gjithmonë, – thotë ai. – Duhet të vazhdojmë rritjen. E rëndësishme është që objektivi i parë u arrit dhe që treguam se edhe një vend i vogël me shumë punë mund të arrijë rezultate shumë të mëdha”. Në fund ka edhe një dedikim personal për fitoren. “Këtë fitore ja dedikoj familjes në radhë të partë dhe natyrisht edhe gjithë shqiptarëve që na kanë ndjekur me zemër dhe me dashuri”, – ka përfunduar De Biazi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh