AlbanianSport.com 11.10.2015 18:25
ASNN – Në prag të sfidës në fushë të huaj me Hungarinë, trajneri i ekipit kombëtar të Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, Redi Jupi, dha sot, në orën 11.00, një konferencë për shtyp në rezidencën e skuadrës në Hotel “Dyrrahu” në Durrës.
“Jemi përgatitur për këtë ndeshje duke vlerësuar kundërshtarin, – deklaroi trajneri i Shpresave të Shqipërisë. – Por ne kemi objektivat tona dhe ju them se e kam të ravijëzuar formacionin i cili do të jetë me karakter sulmues.”
Më pas ai ju përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me formës e skuadrës dhe gjendjen e kundërshtarit. “Djemtë janë në formë të mirë, – ka theksuar ish-futbollisti i Kombëtares dhe Dinamos. – Sigurisht, kemi problemet tona, në lidhje me mungesën e mbrojtësve dhe mesfushorëve cilësorë.”
“Hungaria ka një skuadër të mirë, por ne do të tentojmë t’i godasim”, – përfundoi trajneri i ekipit kombëtar të Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, Redi Jupi. Ekipi i Shhpresave është nisur nga rezidenca e tij, për në aeroportin e Rinast, nga ku do të niste udhëtimin në orën 12:30 drejt Hungarisë.