AlbanianSport.com 10.10.2015 19:00
ASNN – Të dielën Kombëtarja kuqezi luan ndeshjen e fundit eliminatore, ku do të ndeshet në Armeni me përfaqësuesen vendase dhe, duke folur para nisjes, portieri Etrit Berisha ka kërkuar nga skuadra që ta lërë prapa sa më shpejt humbjen me Serbinë. Berisha ka premtuar një fitore në Armeni, ndërsa takimi i së dielës do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00.
Kombëtarja kuqezi ka lënë të shtunën në mesditë kampin e saj stërvitor në Durrës, për të udhëtuar drejt Rinasit, prej nga ka marrë rrugën për në Armeni, ku do të zhvillojë të dielën ndeshjen e fundit eliminatore përballë përfaqësueses vendase. Duke folur para nisjes, portieri Etrit ka kërkuar nga skuadra që ta lërë prapa sa më shpejt humbjen me Serbinë.
Berisha ka premtuar një fitore në Armeni. Kombëtarja është përcjellë në aeroport nga një numër tifozësh kuqezi, që i kanë uruar asaj fat. Takimi midis Armenisë dhe Shqipërisë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00.