Gjergj Vyshka 10.10.2015 09:50
Studenti i Fiorentina Mitkut në ndeshjen e dytë të kampionatit në basketboll për femra, dje pasdite në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet e ka kthyer me “këmbë në tokë” Vllazninë.
Shkodranet, të cilat një javë më parë kishin bërë një lojë fantastike në Bathore, duket se kanë qenë para të papriturës. Shtuar këtu dhe një farë euforie dhe fillimi i lojës nuk ka qenë fort i mirë.
Studenti, i mbështetur fort tek Mema e Metani, arrin të fitojë pjesën e parë, 14-12. Më pas të dytën 17-11 dhe ka shkuar në dhomat e zhveshjes me një epërsi bindëse, në shifrat 31-23.
Vllaznia shkundet dhe kthen rezultatin, ndërsa ka fituar pjesën e tretë 2-15 dhe 33-38. Tashmë loja ka hyrë në faza interesante e Studenti me më shumë motivim për të fituar këtë ndeshje fiton pjesën e katërt 22-12 dhe krejt ndeshjen 55-50.
Studenti – Vllaznia 55-50
(14-12, 17-11, 2-15, 22-12)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e dytë
(9-10 tetor 2015)
Të premten:
Studenti – Vllaznia 55-50
Të shtunën:
Tirana – Kamza Basket ora 12:00
Goga Basket – Flamurtari ora 16:00
Elbasani – Skënderbeu ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 2 1 1 117-105 3
- Studenti 2 1 1 102-138 3
- Goga Basket 1 1 0 88-47 2
- Flamurtari 1 1 0 81-47 2
- Skënderbeu 1 1 0 72-59 2
- Tirana 1 0 1 59-72 1
- Kamza Basket 1 0 1 50-67 1
- Elbasani 1 0 1 47-81 1