AlbanianSport.com 10.10.2015 07:05
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur të premten dy ndeshjet e para të javës së saj të dytë, duke përvijuar Vllazninë dhe Kamza Basketit si dy rivale të hershme në betejën për titullin “kampion”.
Shkodranët, kampionë në fuqi, nuk kanë patur shumë probleme në kryeqytet, duke triumfuar 70-59 ndaj Partizanit vendas, në një ndeshje ku kuqeblutë janë mjaftuar të bëjnë detyrën, duke administruar fitoren përballë të kuqve me dëshirë për të bërë diçka, por ka kapacitetin e duhur për ta arritur këtë.
Ndërkohë, Kamza Basket ka lënë pas atë humbje të javës së parë në Shkodër përballë Vllaznisë, duke fituar, madje bindshëm, në derbin me Tiranën, me 23 pikë epërsi, 88-65, në atë që ishte një “shfaqje force” për skuadrën e trajnerit Adem Muhametaj. Java e dytë mbyllet sot, me takimin midis Teutës dhe Flamurtarit, që nis në ora 12:00.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e dytë
(9-10 tetor 2015)
Të premten:
Partizani – Vllaznia 59-70
Kamza Basket – Tirana 88-65
Të shtunën:
Teuta – Flamurtari ora 12:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 2 2 0 140-119 4
- Kamza Basket 2 1 1 148-135 3
- Tirana 2 1 1 145-162 3
- Flamurtari 1 1 0 79-67 2
- Partizani 2 0 2 126-149 2
- Teuta 1 0 1 74-80 1