AlbanianSport.com 09.10.2015 19:50
ASNN – Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, tha se humbja me Serbinë ishte rezultat i euforisë dhe duhej që lojtarët të mos lëviznin nga pozicionet e tyre. Shkodrani tha se kjo ka ardhur edhe si pasojë e euforisë që ka përfshirë ekipin në minutat e fundit, duke kërkuar me patjetër fitoren.
Ai shtoi se kombëtarja duhet të mësojë nga këto gabime për të mos i përsëritur në ndeshjet e ardhshme. Mbrojtësi i Kombëtares tonë, Elseid Hysaj, tha pas takimit se humbja e djeshme në “Elbasan Arena” ndaj përfaqësueses serbe ishte katastrofike për kuqezinjtë.
Por ai guxoi të përmendë se ka ende kohë për të menduar për sfidën e fundit në grup, pra që të sigurohet kualifikimi në Armeni. “Ne jemi të shokuar nga kjo humbje, e cila erdhi në minutat e fundit të lojës, – tha ai, duke folur për Televizionin Shqiptar. – Në fakt, ne po luanim mirë deri në ato momente, por gabuam me daljen shumë përpara.”
“Ndoshta do të ishte më mirë një barazim, por kjo nuk ndodhi, – ka vijuar mbrojtësi i cili ka spikatur në këtë fillimsezon me fanellën e Napolit. – Atmosfera në ekip është e trishtuar, por ne duhet të ngremë kokën lart. Kemi ende shpresë. Fitoi kundërshtari, por ne kemi ende shanse kualifikimi, prandaj duhet mendojmë për ndeshjen e së dielës ndaj Armenisë.”