Shqipëri-Serbi 0-2 / De Biazi: Lojtarët ia vunë veshin tifozëve, jo mua…

Share Button

Shqiperi-Serbi-0-2-Taulant-Xhaka-desperado

AlbanianSport.com 09.10.2015 11:35

Në dy ndeshje radhazi Shqipëri ka pësuar gol në minutat shtesë kur deri atëherë rezultati ka qenë i mbërthyer në shifrat 0-0. Dhe trajneri italian i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhovani De Biazi, e pranoi se lojtarët janë tërhequr nga atmosfera e krijuar nga publiku dhe kanë dhe janë hedhur në sulm.

“Skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë taktikisht, – deklaroi ai pas ndeshjes. – Rezistuam ndaj një kundërshtari më lojtarë shumë cilësorë. Duhej të ishim treguar të kujdesshëm në minutat e fundit. Ekipi u tërhoq edhe nga atmosfera e publikut. Ishte një pikë e artë që na nevojitej në këto momente, por nuk arritën ta merrnim.”

De Biazi shtoi se në ndeshjen ndaj Serbisë hodhi një ekip më sulmues, madje me zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë Shqipëria u bë më sulmuese. “Por detyrën për të shënuar e ka sulmuesi dhe jo mbrojtësi, – tha italiani. – Duhet të përdorim dhe arsyen e logjikës. Pavarësisht se lojtarët kanë një zemër të madhe, duhet t’i besojmë logjikës.”

Trajneri i Kombëtares shqiptare theksoi se lojtarët bërën gabim në minutat e fundit, duke pësuar dy gola që shumë lehtë mund t’i kishin evituar, duke mos u hapur shumë. “Kemi bërë një ndeshje teknikisht shumë të mirë, por bëmë gabime, pasi më duk sikur ekipi u tërhoq nga publiku”, – ka vijuar ai analizën e tij të humbjes.

“Duhet të merrnim një pikë këtu, por sërish pësuam gol në minutat e fundit, ashtu si ndaj Portugalisë, – ka këmbëngulur De Biazi. – Mua më pëlqen që lojtarët kanë një zemër të madhe, por në momente të caktuara duhet të përdorim logjikën. Skuadra luajti mirë deri në momentin e pësimit të golave, por ishte vetëm një episod që na ndëshkoi.”

“Në momentin që kemi rënie fizike, ndaj dhe duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, – ka theksuar 59-vjeçari. – Tashmë duhet të analizojmë situatën dhe të ndreqim gabimet. Bëjmë gabime të cilat nuk na falen. Me Kaçen pata një moment nervozizmi, por mendoj se bëri një ndeshje të mirë.”

“Duhet të ndryshojmë komplet lojën me Armeninë dhe të fitojmë, pasi është një mundësi që kësaj here nuk mund ta lemë të na ikë. Duhet të bëjmë maksimumin dhe të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Kur hedh në fushë lojtarë të freskët natyrisht pres shumë nga ata”, – ka përfunduar trajneri i Shqipërisë, Xhovani De Biazi

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh