Gjergj Vyshka 09.10.2015 10:40
Ilir Këllezi, fituesi i garës së 10 kilometrave të enjten e kaluar në Krosin Kombëtar, ka zënë vendin e dytë në gjysmëmaratonën e Jerevanit në Armeni.
E zhvilluar në kryeqytetin armen, të paktën edhe sipas rrëfimeve të trajnerit të tij, Juxhin Çili, në këtë gjysmëmaratonë kanë marrë pjesë 6000 sportistë.
Dhe Këllezi, i njohur dhe për fitore të tjera në maratona ndërkombëtare, ka arritur të jetë i dyti.
Ai vazhdon kështu të jetë i suksesshëm jo vetëm në garat e gjata në kampionatin kombëtar, apo në krosin kombëtar, por dhe në veprimtari ndërkombëtare.