Portugalia e mban fjalën, nuk toleron ndaj Danimarkës, fiton & kualifikohet

Share Button

Portugalia-Mutinjo-feston

AlbanianSport.com 08.10.2015 23:35

ASNN – Portugezët kishin premtuar se do ta mundin Portugalinë, pra që do të jepnin më të mirën e tyre në fushë për të siguruar direkt “biletën” për në “Francë 2016″ dhe e kanë mbajtur fjalën. Portugalia i ka bërë një “dhuratë” Shqipërisë, duke mposhtur Danimarkën 1-0. Kjo nënkupton se pavarsisht humbjes ndaj Serbisë, Shqipëria i ka ende të gjitha mundësitë për të shkuar direkt në Euro 2016, pasi Portugalia mposhti 1-0 Danimarkën, rivalen direkte të kombëtares kuqezi.

“Duam të luajmë për të fituar, ashtu siç bëjmë në çdo ndeshje dhe ky takim nuk bën përjashtim, – pati thënë për mediat portugeze në prag të sfidës së mbrëmshme mesfushori Zhoao Mutinjo i Monakos, që është rikthyer në përfaqësuesen portugeze. – E dimë se do të na mjaftonte edhe një pikë por e ritheksoj, ne duam të fitojmë.” Dhe ka qenë pikërisht ky lojtar ai që ka firmosur fitoren e portugezëve.

Luzitanët e dominuan takimin, ndërsa goli i fitores për ta dhe që i mban ende gjallë shpresat e Shqipërisë, u shënua nga Mutinjo në minutën e 66-të të ndeshjes. Me këtë fitore, Portugalia është tashmë e kualifikuar në Euro 2016, madje ka siguruar edhe vendin e parë me 18 pikë, ndërsa Danimarka ndodhet e dyta në grup me 12 pikë, një më shumë se Shqipëria, por danezët i kanë përfunduar ndeshjet e tyre në grup.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka edhe një ndeshje për të mbyllur këto eliminatore dhe ka mundësinë më të mirë për t’i finalizuar ato me kualifikimin historik, aq të pritur për të gjithë. Ditën e diel Shqipëria do të luajë në Armeni ndaj vendase dhe një fitore në këtë ndeshje do të thoshte kualifikim direkt për në Francë, ndërsa çdo rezultat tjetër e çon kombëtaren tonë në fazën e “play-off”-it.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh