Gjergj Vyshka 12.10.2014 15:45
Dje në mesditë, në Fier, është mbyllur Rrethi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë, ndërsa Marko Stankoviç dhe Apolonia janë fitues të tij. Madje dhe në etapën Përmet-Fier, serbi i Novi Pazarit ka qenë fitues, ka qenë fitues. Pas tij kanë ardhur dhe Sota e Petrovski. Në Fier të gjithë fituesit janë nderuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, dhe kryetari i Bashkisë së Qytetit, Baftjar Zeqo.
Duhet theksuar se çiklizmi dhe rrethi i tij është sponsorizuar nga shtatë Bashki, ajo e Tiranës, Shkodër, Durrës, Fier, Vlorë, Përmet dhe Burrel. Pa harruar dhe kontributin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Po pse jo dhe të policisë së shtetit, sidomos asaj rrugore, e cila ka bërë të mundur zhvillimin normal të Rrethit të 71-të Çiklistik të Shqipërisë.
Ndërkohë dje zëvendëspresidentja e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Elda Gjoka, ka qenë për vizitë në shtëpinë e çiklistit elbasanas, Klinti Grembi, i cili u aksidentua gjatë etapës së dytë, Shkodër-Burrel. Përfundimisht Rrethi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë është mbyllur në mënyrë spektakolare.
Rrethi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë
Fituesit e etapës së 6-të
Përmet-Fier (125 kilometra)
1) Marko Stankoviç (Novi Pazar) 2h34’01”
2) Krisel Sota (Apolonia) 2h34’02”
3) Stefan Petrovski (Velo-Kumanovë) 2h34’03”
Renditja e përgjithshme ekipore
1) Apolonia 53h40’42”
2) Novi Pazar 53h47’35”
3) Teuta 55h00’06”
Renditja e përgjithshme individuale
1) Marko Stankoviç (Novi Pazar)
2) Hyrmet Kastrati (Teuta)
3) Paolo Braka (Apolonia)
4) Antonio Shqau (Elbasan)
5) Nikolla Xhukiç (Velo-Kumanovë)
6) Olsian Veliaj (Tiranë)