Shqipëri-Serbi, nuk është një betejë lufte…

Share Button

GjergjVyshka-sexy

Nga Gjergj Vyshka 08.10.2015 17:10

Kemi kohë që përgatitemi për atë që do të ndodh sot në “Elbasan Arena”. Madje i kemi kaluar kufinjtë e ndeshjes së futbollit normale, ndërsa e kemi kthyer gjithçka në shtetrrethim. As më pak e as më shumë ka të ngjarë që sot “Elbasan Arena” t’i ngjajë një “Hejseli” të vogël, atje ku ka vdekjes së 39 personave dhe qindrave të plagosur në finalen e Ligës së Kampioneve, Juventus-Liverpul më 29 maj 1985, policia belge u rreshtua me kuaj në pistën e stadiumit.
Këtë herë ne nuk kemi nevojë të bëjmë “Hejsel” sepse në fund të fundit, përtej masave drastike të policisë, nga toka e nga ajri, jemi të gjithë të një gjaku, brenda dhe jashtë stadiumit “Elbasan Arena”. Kuptohet që duke qenë më shumë se gjysma e kombëtares me shqiptarë të Kosovës, apo dhe një përqindje të madhe në stadium tifoz të ardhur nga Kosova, ne nuk kemi pse ta kthejmë ndeshjen e futbollit në një betejë lufte për atë që serbi bërë më 1999 dhe që bëri më 14 tetor 2014.
Gjithçka që do të ndodhë është një minus i madh për ne. Aq më shumë që pas kthimit të vendimit nga “CAS”-i i Lozanës për dhënien e trepikëshit tonë, e thënë dhe e stërthënë, UEFA na pret “me pushkë në faqe”. Aq më tepër që, siç është mësuar nga e mërkura në mbrëmje, janë dy oficerë të sigurisë, njëri prej të cilëve shoqëron ekipin serb. Shkurt ne nuk e kemi betejë lufte ndeshjen me Serbinë.
Sepse nuk e kemi pasur as duelet me Greqinë në tetor 2000, kur kemi fituar 2-0, dhe në shtator 2004, kur kemi fituar 2-1. Që të fitojmë na duhet shpirt, na duhet mbështetje brenda rregullave të futbollit, na duhet zemër dhe gjithçka tjetër për ekipin kombëtar. E më pas le të vendos futbolli. Sporti dhe kultura bashkon e ne, në një farë mënyre, gjithnjë për shqiptarët brenda Shqipërisë, jemi qeflinj të muzikës së Ish-Jugosllavisë. Atëherë le ta shijojmë këtë dyorësh në “Elbasan Arena” si një ndeshje të zakonshme.
Dashtë Zoti fitojmë dhe shkojmë në “Francë 2016” e më pas festa të jetë gjithë natën nëpër të gjithë Shqipërinë. Por pasi të ketë ikur Serbia nga Aeroporti “Nënë Tereza” të Rinasit. Sot luajmë futboll, kemi topin nëpër këmbë dhe nuk kemi pushkë për të vrarë njeri…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh