Dejan Karan, një serb në Tiranë: Mbështes vendin tim, por s’dua trazira

Share Button

Tirana-Dejan-Karan

AlbanianSport.com 07.10.2015 17:40

ASNN – Serbi i Tiranës, Dejan Karan: “Mbështes kombëtaren time, por uroj që gjithçka të kalojë sa më mirë”. Është futbollist serb, luan në Shqipëri, dhe në zemër ka vendin e tij, Serbinë. Dejan Karan, mbrojtës i Tiranës, thotë se bën pjesë ndër ata njerëz që urojnë më të mirën për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Ai gjykon se për të dyja palët është e rëndësishme që të ketë qetësi.
“Pavarësisht nga ndeshja dhe nga gjithçka tjetër, duhet të kemi parasysh gjërat njerëzore, marrëdhëniet njerëzore, – ka deklaruar ai për televizionin informativ shqiptar, ABC News. – Ndershmërisht, uroj që ndeshja të kalojë në paqe, në qetësi, për të mirën e dy vendeve, dy shteteve, dhe të dy kombëtareve. Nuk do të flisja për rezultatin, pasi dy ekipet kanë ambicie të ndryshme.”
“Shqipëria ka detyrim të marrë rezultat të mirë që të shkojë në Evropian, ndërsa Serbia do të kërkojë sukses për arsye sportive, siç duhet bërë në çdo ndeshje”, – ka shtuar futbollisti bardheblu. Vërtet Dejani uron që të mos ndodhë gjë, por a mendon se ekziston rreziku për incidente? “Duke pasur parasysh atë që ndodhi në Serbi, është e vështirë të flasësh dhe të bësh parashikime”, – thotë ai.
“Por shpresoj që Federata t’i ketë marrë të gjitha masat dhe të mos ketë probleme, – vijon Karani. – Shqipëria si vend dhe Tirana si qytet janë miqësorë. Besoj se është edhe në interes të kombëtares së Shqipërisë që të mos ndodhë gjë. Sa për atë që ndodhi në Beograd, nuk kam dashur të mendoj shumë për të. Ishte një fatkeqësi, pati provokime nga të dyja palët.”
“Por duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të mendojmë për t’u sjellë ndryshe këtë herë”, – shton futbollisti, i cili ndeshjen do ta shohë në kryeqytet, së bashku me ndihmëstrajnerin e Tiranës, Ivan Gvozdenoviç. “Këtu jam me të dashurën time, – rrëfen mbrojtësi serb i Tiranës. Është edhe Ivan Gvozdenoviç me familjen, ndaj ndeshjen mund ta shikojmë në shtëpi, ose në ndonjë kafe, dhe natyrisht që do të mbështesim kombëtaren tonë.”
“Nuk besoj se do të kemi probleme, pasi njerëzit janë miqësorë, aq më tepër që Ivani ka vite që jeton këtu dhe ka shumë miq dhe e ka zakon që i sheh ndeshjet bashkë me ta”, – thotë ai. Shqipëria dhe Serbia nuk është se janë shumë larg nga njëra-tjetra, por njohja ka qenë e paktë. “Para se të vija këtu nuk dija shumë për Shqipërinë apo për futbollin e saj, – pohon Karani. – E njëjta gjë vlen edhe për serbët e tjerë.”
“Sidoqoftë, shumica e njerëzve atje, ashtu si këtu, janë njerëz normalë që nuk duan të mendojnë keq për të tjerët, – theksoi ai. – Unë uroj që e ardhmja të jetë më e mirë dhe, jo vetëm serbët e shqiptarët, por të gjithë popujt e Ballkanit të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Këto.” Dejan Karan është vetëm njëri nga futbollistët e shumtë serbë që luajnë apo kanë luajtur në Kategorinë Superiore në Shqipëri.
Me përjashtim të ndonjë momenti të vogël të pakëndshëm, ata ia kanë kaluar shumë mirë. Shpresohet që kështu të ndodhë edhe mes dy kombëtareve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh