AlbanianSport.com 07.10.2015 13:20
ASNN – Përfaqësuesja e Serbisë nuk do të zhvillojë asnjë seancë të zakonshme stërvitore para ndeshjes me Kombëtaren shqiptare. Serbët do të mbërrijnë në Tiranë nën masa të rrepta sigurie dhe madje nuk do të zhvillojë as dhe një seancë stërvitore në tokën shqiptare.
Delegacioni serb pritet të mbërrijë në kryeqytet sonte në orën 17:50 dhe autobusi i vënë në dispozicion serbëve do të presë këtë përfaqësueses që në momentin e zbritjes nga avioni ndërsa dalja do të bëhet nga porta VIP, që do të jetë nën masa të rrepta sigurie.
Ndërkohë që në momente të caktuara do të ketë dhe bllokime të segmentëve të caktuar rrugorë si pasojë e masave të marra për ruajtjen e përfaqësueses serbe. Ajo do të akomodohet në Hotel “Sheraton” në kryeqytet.
Ndërkohë që në orën 19:30 është programuar konferencën për shtyp, por jo në hotelin ku do të qëndrojnë, por në Hotel “Rogner”, ku trajneri dhe lojtarët që do të dalin përpara mediave do të shoqërohen nga një makinë e posaçme dhe forca të shumta të rendit.