Gjergj Vyshka 07.10.2015 08:05
Alban Hoxha është i teti në Kampionatin Evropian të Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve, që është duke u zhvilluar në Klaipeda të Lituanisë.
Në shkëputje, ai nuk e ka realizuar provën e parë me 125 kg, por e ka realizuar këtë peshë në të dytën dhe më pas ka dështuar në 130 kg.
Në shtytje nuk i ka realizuar 155 kg, por në të dytën arrin të ngrejë 156 kg dhe më pas nuk është rezultativ në 160 kg.
Në shtytje i teti, por dhe në dygarësh i teti me 281 kg në total. Tashmë konkurrenti i fundit është Krenar Shoraj në peshën 85 kg për moshën deri në 23 vjeç.