Gjergj Vyshka 06.10.2015 20:05
Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Fatbardha Shtrepi, ka lajmëruar se është zhvilluar Kupa e Shqipërisë për Të Rritur, Të Rritura, Të Rinj dhe Të Reja. Gjithçka është zhvilluar në mjediset e klubit sportiv “Partizani”. Gjimanstët, gjithnjë sipas informacionit që ka dhënë Shtrepi, e drejtuar nga trajnerët e njohur Vladimir Limaj, Edison Ikonomi, Migena Panariti prezantuan një nivel të lartë në ekzekutimin e veglave.
Kështu më e mira e veprimtarisë është Oneda Reçi, e cila ka bërë edhe një përgatitje dyjavore në Itali. Dhe kjo, sipas Shtrepit, mundësuar nga marrëveshja që presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj, ka nënshkruar me Federatën e Italisë. Nëse për femra niveli ka qenë më i lart, për meshkuj justifikohet me faktin se kanë vështirësi për shkak të kushteve ku ata stërviten.
Duhet vlerësuar dhe organizimi i klubit sportiv “Partizani”, kurse janë dalluar dhe gjimnastët Xheni Kozi e Vllaznisë, Anxhela Stojna e Vllaznisë, Klea Ruçi e Partizani, Françeska Kodra e Skënderbeut, Oltion Pervataj i Partizanit, Albion Malollari i Tomorit, Elisio Kuçi i Tomorit, Erik Ceka dhe Bajram Xheladini të Skënderbeut. Përfundimisht gjimnastika shqiptare ka shpallur fituesit e Kupës së Shqipërisë 2015.
Kupa e Shqipërisë në Gjimnastikë
Rezultatet teknike:
Të Rritura:
Oneda Reçi (Vllaznia) 53.70 pikë
Të Reja:
Megi Hamza (Partizani) 36.90 pikë
Të Rritur:
Bexhet Ruka (Tomori) 43.95 pikë
Të Rinj:
Gerti Haxho (Tomori) 34.80 pikë