AlbanianSport.com 06.10.2015 11:25
ASNN – Dje është luajtur edhe ndeshja e fundit e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj dhe, në nivelin e tij më të lartë, që njihet si Superliga, dhe Vllaznia ka pritur në Shkodër Kamza Basketin, në duelin që ka nisur në ora 18:00.
Kjo ndeshje, që u luajt në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ka shërbyer edhe për ceremoninë e hapjes së sezonit të basketbollit. Vllaznia e ka nisur si kampione, duke ngritur siparin e sezonit me fitoren 70-60 ndaj Kamza Basket.
Kuqeblutë, të përbërë tërësisht nga basketbollistë shkodranë mundin Kamza Basket, ndërsa Gjeçaj premton që në janar, nëse gjërat do të jenë mirë, të ketë dhe sforcime për të marrë përsëri të huaj
Kjo javë ka nisur të shtunën, kur janë luajtur sfidat Flamurtari-Partizani, që u fitua nga vlonjatët 79-67, dhe Tirana-Teuta, që u fitua nga kryeqytetasit 80-74. Vlonjatët, shkodranët dhe kryeqytetasit ndajnë kreun e renditjes me pikë të plota.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e parë
(3-5 tetor 2015)
Të shtunën:
Flamurtari – Partizani 79-67
Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë
Tirana – Teuta 80-74
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
Të hënën:
Vllaznia – Kamza Basket 70-60
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 1 1 0 79-67 2
- Vllaznia 1 1 0 70-60 2
- Tirana 1 1 0 80-74 2
- Teuta 1 0 1 74-80 1
- Partizani 1 0 1 67-79 1
- Kamza Basket 1 0 1 60-70 1