AlbanianSport.com 06.10.2015 09:15
ASNN – Ish-trajneri i mirënjohur i futbollit, Xhavit Demneri, është përjetësuar në një libër që për autor ka të birin, gazetarin dhe opinionistin sportiv, Fatmir Mëneri. Në ceremoninë e zhvilluar të hënën në kryeqytet, Xhavit Demneri, është nderuar gjithashtu edhe me titullin “Mjeshtër i Madh (Pas vdekjes)” nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Është promovuar të hënën në Hotel “Tirana International” në kryeqytet libri i gazetarit dhe opinionistit sportiv, Fatmir Mëneri, “Xhavit Demneri, gjithkushi”, ardhur me kujtimet e bashkohësve dhe të atyre që jetuan periudhën e të bërit futbollit nën drejtimin e “ustait” bardheblu. Për autorin, që është njëkohësisht edhe i biri i ish-trajnerit të mirënjohur, ky botim ka qenë i veçantë.
Ndërkohë, po në këtë ceremoni, Xhavit Demneri, është nderuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh (Pas vdekjes)” nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me motivacionin: “Për kontributin e tij si sportist, trajner, zbulues, kultivues dhe përkrahësh të talenteve të futbollit. Për shpalljen Kampion Ballkani më 1946 dhe si themelues i klubit sportiv Partizani”.