Kombëtarja / Çurçiç: Shqipëria nuk ka ardhur rastësisht deri këtu

Share Button

Serbia-Radovan-Curcic-pankina

AlbanianSport.com 06.10.2015 08:10

ASNN – Trajneri i Serbisë, Radovan Çurçiç vlerëson lart Shqipërinë: “Nuk ka arritur rastësisht deri këtu”. Serbia do të jetë përballë një rivali shumë të fortë, sipas trajnerit të saj, Radovan Çurçiç. Pasi shpalli listën me 24 futbollistë për ndeshjen e Elbasanit, trajneri serb bën një analizë të kundërshtarit të së enjtes. “Shqipëria ka absolutisht një ekip shumë cilësor, – ka deklaruar ai. – Pozicioni që kanë në tabelë nuk është rastësor. Ata kanë treguar se janë rritur si skuadër dhe kanë treguar se dinë të përballojnë presionin edhe në ndeshjet më të vështira.”

“Nëse fitojnë me ne, mund të kualifikohen për në Evropian, pra kanë motiv të madh ndaj nesh, – ka vijuar kreu i stolit të përfaqësueses serbe. – I kemi analizuar seriozisht dhe e dimë se na pret një ndeshje shumë e vështirë. Shqipëria ka lojtarë që luajnë në Itali, në Francë, në Gjermani, Turqi, Greqi. Gjithsesi, në çdo ndeshje hyjmë për fitore.” Përveçse me forcën e Shqipërisë, trajneri Çurçiç do të duhet të llogarisë edhe problemet në organikën e ekipit të tij. “Para nesh janë dy ndeshje të rëndësishme të eleminatoreve, ndaj Shqipërisë dhe Portugalisë”, – ka pohuar ai.

“Sipas vlerësimit tim ndeshja në Shqipëri është nga më të vështirat, ndërsa tjetrën e kemi në shtëpi me Portugalinë, – ka thënë trajneri serb. – Na pret një detyrë e vështirë në Shqipëri, dhe do të përpiqemi të jemi në maksimum në Elbasan. Ju e dini se çfarë problemesh kemi, por nuk do të qahemi shumë për dëmtimet. Nastasiç, Maksimoviç, Matiç, Kostiç, Markoviç. Ndoshta, ndonjëri bëhet gati në kohë.” Përballja Shqipëri-Serbi po përjetohet si diçka që vlen shumë më tepër sesa një ndeshje futbolli. Por Çurçiç dëshiron t’i ruajë lojtarët e tij.

“Jam i bindur se Federata Shqiptare do ta organizojmë ndeshjen në nivelin më të lartë dhe se gjërat do të vendosen në fushë, – ka thënë ai. – Ne do të bëjmë çmos që lojtarët t’i mbajmë larg gjërave që nuk kanë lidhje me futbollin. Do të jenë 90 minuta ferri, ndaj nuk duhet të humbasim energji me gjëra që nuk kanë lidhje me ndeshjen.” Serbia nuk ka shpresë për të shkuar në fazën finale të Evropianit, por si skuadër me traditë do të dojë t’u bëjë një mbyllje sa më të mirë Eliminatoreve në përballjet ndaj Shqipërisë dhe Portugalisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh