AlbanianSport.com 05.10.2015 21:15
ASNN – Skënderbeu ka dëshmuar edhe një herë se nuk njeh rivalë në Kategorinë Superiore. Korçarët siguruan fitoren e 6-të radhazi, duke mundur në fushë të huaj 3-0 Laçin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa nuk ka ndërmend të lëshojë titullin e edhe pas trofeut të 5-të njëri pas tjetrit. Sfida e luajtur në stadiumin e Krujës dhuron gjithçka duke nisur nga ajo ndërhyrje e Shetës.
Karton i kuq për mbrojtësin dhe 11-metërsh për Skënderbeun. Nga pika e bardhë Salihi gjuan saktë për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Sidoqoftë, për të mbyllur praktikisht sfidën, të besuarit e Josës duhet të prisnin nisjen e pjesës së dytë, kur Sabien Lilaj e përcolli topin në rrjetë për të thelluar epërsinë e kampionëve në fuqi. Laçi ka mundësinë më për mirë për t’u kthyer në lojë në minutën e 55-të.
Shehi shkakton një 11-metësh dhe ndëshkohet me karton të kuq për të barazuar forcat në fushë. Por përballë portierit të dytë, afrikani Xhejms gabon, duke sfumuar dhe rastin për të rihapur sfidën. Skënderbeu nuk rrezikon asgjë në minutat e mbetura, ndërsa në fundin e ndeshjes do të vuloste fitoren e me golin e tretë dhe të dytin personal të Hamdi Salihit.
Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu ngjitet sërish në vendin e parë, duke ruajtur diferencën prej dy pikësh me ndjekësin më të afërt, Partizanin.