Cungu: Mjedisi i elektrizuar, i dëmshëm për Kombëtaren, duhet kujdes

Share Button

Armando-Cungu-ulerime

Adriatik Balla 05.10.2015 19:35

Ndeshja e 8 tetorit ndaj Serbisë ka angazhuar skuadrën kombëtare të Shqipërisë, e cila ka një shans të madh në këto Eliminatore për të shkuar drejtpërdrejt në Kampionatin Evropian “Francë-2016”. Që të realizohet ky objektiv duhet më së pari që skuadra të fitojë ndaj Serbisë, por ndoshta lind nevoja dhe për një fitore tjetër me Armeninë.

Natyrisht, vëmendja më e madhe përqendrohet tek ndeshja me serbët, për vetë karakteristikat që ajo paraqet, por, që të thuhet hapur dhe pa dorashka, edhe për anën emocionale të këtij takimi, diktuar nga përplasjet historike midis dy vendeve dhe natyrisht ngjarjet e Beogradit të vitit të kaluar.

Duke bërë një analizë të gjendjes në prag të kësaj sfide, trajneri Armando Cungu, beson se fitorja me serbët është plotësisht e mundshme, por ajo nuk do të vijë nëse ekipi do të ngarkohet emocionalisht dhe do të bëhet pjesë e “eksitimit” që ka kapur turmën e tifozëve.

Ai këshillon të ndiqen detyrat dhe strategjitë e De Biazit, për të punuar të qetë në fushë dhe për të menduar vetëm për lojën. Sipas Cungut, kjo është një nga ato përballje ku ekipi më i kthjellët ia del të marrë rezultatin e duhur. Situata e krijuar në këtë pragndeshje nuk është e mirë.

Dhe Cungu i mëshon faktit se ka eufori të tepruar dhe shpalosje ndjenjash që nuk i shkojnë për shtat ekipit, ndërsa cilëson skuadrën serbe si mjaft të rrezikshme, me lojtarë shumë cilësorë që luajnë në klubet e mëdha të botës. Sidoqoftë, ai mendon se kjo ndeshje duhet të flasë për shqiptarët dhe për Kombëtaren kuqezi, duke qenë më afër me “Euro 2016”-n.

Në dy ditët në vijim, AlbanianSport.com do t’ju sjellë në dy pjesë, intervistën që trajneri shkodran i Laçit, Armando Cungu, ka dhënë për të përditshmen shqiptare, gazetën “SOT”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh