Gjergj Vyshka 05.10.2015 13:45
Rusia është përsëri Kampione e Evropës në volejboll për femra, ndërsa dje pasdite në Roterdam ka mundur vendëset e Holandës.
Me një rezultat bindës, 0-3, Rusia ka vërtetuar se nuk ishte rastësisht kampione e Evropës në fuqi, sikurse është edhe tani.
14-25, 20-25, 20-25 dhe setet flasin vetë që ruset nuk i kanë dhënë asnjë shans Holandës për të menduar shkëputjen.
Ndërkohë në vendin e tretë është renditur Serbia, e cila ka mundur 3-0 Turqinë (25-19, 25-17, 25-19).
Kështu Rusia është kampione Evrope në volejboll për femra, ndërsa në fundjavë, në Busto Arzisio dhe Torino, nis Evropiani i volejbollit për meshkuj.