AlbanianSport.com 05.10.2015 09:35
ASNN – Trajneri i Serbisë, Radovan Çurçiç publikoi të dielën listën e lojtarëve, të cilët do të jenë të gatshëm për takimet me Shqipërinë dhe Portugalinë. Në grup janë afruar edhe lojtarë të rinj, ndërsa Nemanja Matiç edhe pse është grumbulluar nuk pritet të jetë ndaj kuqezinjve në Elbasan.
Sipas trajnerit të përfaqësueses serbe Shqipëria është shumë pranë kualifikimit, por sidoqoftë, ata e kanë studiuar mënyrën e lojës dhe do të zbresin në fushë për tu përfaqësuar denjësisht. Ekipi serb pritet të vijë në Tiranë të mërkurën dhe do të shoqërohet nga forca të shumta sigurie.
përfaqësuesja e Serbisë, ka zbuluar kështu listën për takimet me Shqipërinë dhe Portugalinë ku interesante është thirrja e sulmuesit Miralem Sylejmani, i cili është ftuar për këto ndeshje. Sylejmani luan te Jang Bojs në Zvicrës dhe ka prejardhje shqiptare, ndërsa ka qenë edhe më parë pjesë e Serbisë, por ka munguar prej kohësh.
Ja lista e lojtarëve të grumbulluar nga Serbia për takimet ndaj Shqipërisë dhe Portugalisë:
Portierë: Vladimir Stojkoviç, Predrag Rajkoviç, Marko Dmitroviç.
Mbrojtës: Branisllav Ivanoviç, Nenad Tomoviç, Marko Petkoviç, Stefan Mitroviç, Urosh Spajiç, Dushko Tosiç, Aleksandar Kolarov, Ivan Obradoviç.
Mesfushorë: Nemanja Matiç, Ljubomir Fejsa, Luka Milivojeviç, Nemanja Gudelj, Adem Ljajiç, Sergej Milinkoviç-Saviç, Darko Brashanac, Zoran Tosiç, Andrija Zhivkoviç, Dushan Tadiç.
Sulmues: Miralem Sylejmani, Aleksandar Mitroviç, Petar Skuletiç.