AlbanianSport.com 05.10.2015 07:55
ASNN – Ndeshja e futbollit, Shqipëri-Serbi do të gjykohet nga italiani Nikola Ricoli. Që nga viti 2002, Ricoli gjykon në kampionatin italian, në Serinë A, dhe që nga viti 2007, është gjyqtar i FIFA-s.
Fillimisht ka gjykuar në ndeshjet në grupe të Ligës së Kampioneve dhe në 7 prill të 2010-s, mori përgjegjësinë e ndeshjes çerekfinale të kësaj veprimtarie, Mançester Junajtid-Bajern Mynih.
Në nivel ndërkombëtar, Ricoli ka shërbyer si gjyqtar në Euro 2012 dhe Eliminatoret e Botërorëve 2010 e 2014. Në maj të vitit 2013, Ricoli është zgjedhur nga UEFA për të gjykuar finalen e Ligës së Kampioneve të luajtur në Uembli.
Ndërsa në 2014-n ka drejtuar finalen e Botërorit brazilian, Gjermani-Argjentinë, të luajtur në 13 korrik. Duke parë karrierën e tij të pasur me ndeshje të rëndësishme, si dhe saktësinë e tij në vendime, UEFA ka vendosur t’i besojë drejtimin e sfidës delikate të grupit I të Eliminatoreve për Euro 2016, atë të 8 tetorit, Shqipëri-Serbi.