Gjergj Vyshka 04.10.2015 19:35
Shkodranët e të rinjve të ringut kanë marrë kurorën, duke grumbulluar 20 pikë, e pas tyre Teuta 15 pikë dhe Apolonia 10 pikë. Kuqeblutë ndezin sinjalet e fituesve për titullin “kampion” të të rriturve.
I kënaqur për niveli e paraqitur në ndeshjet e kampionatit kombëtar të boksit për 18 vjeçarët është shprehur edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florent Kalivopulli, i cili i ndoqi nga afër të dy ditët e ditët e kësaj veprimtarie.
Ndryshimet sipas tij kanë ardhur jo vetëm në boksimin në ring në mes boksierëve rivalë, por në të njëjtën kohë edhe në aspektin organizativ të strukturave drejtuese të veprimtarisë, ndër të cilat spikaste sidomos emri i atij që mbante postin e Kryegjyqtarit të Kampionatit, të cilin e udhëhiqte ish-boksieri i njohur i Tiranes, Enea Kovaçi.
Sinjale të qarta se federata në fjalë gjatë periudhës në vazhdim do të ketë edhe nisma të tjera inkurajuese për të nxitur elementin e ri në angazhimin e përballimit të veprimtarisë për një mbarëvajtje dhe cilësi sa më te mirë drejt niveleve evropiane. Përfundimisht, Vllaznia është shpallur “kampione” për të rinj.