AlbanianSport.com 04.10.2015 07:55
ASNN – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e di ende, nëse do të jetë i pranishëm në Stadiumin “Elbasan Arena”, për të ndjekur përballjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të luhet më 8 tetor 2015.
Duke folur pas kthimit nga Nju Jorku, për portalin kosovar “Indeksonline”, ai tha se Kombëtarja e Shqipërisë, më shumë se gjysmën e lojtarëve i ka nga Kosova dhe se, në njëfarë mënyre, është edhe ekip i Kosovës.
“Ndeshja, që Serbia do të zhvillojë kundër Shqipërisë, është në njëfarë mënyre edhe ndeshje futbollistike me Kosovën dhe një hap tjetër drejt njohjes së Kosovës”, – ka thënë ai për median në fjalë.
“Do të shoh nëse axhenda e angazhimeve të mia do të më lejojë të udhëtoj për në “Elbasan Arena”. Edhe nëse nuk do të jem atje me trup, do të jem patjetër me mendje dhe me zemër”, – ka përfunduar zëvendëskryeministri i Kosovës.