Gjergj Vyshka 03.10.2015 19:55
Shqipëria është e njohur për organizimin e Ballkaniadës së Të Rriturve në Tiranë më 1987, për Evropianin e Të Rinjve më 2008-n në Durrës dhe për Evropianin e Të Rriturve në Tiranë më 2013-n. Por cilat do të jenë përfitimet e Shqipërisë nëse fiton kandidatura e saj për Botërorin e 2018-s?
Së pari një infrastrukturë më moderne dhe duke i mbetur idesë së ndërtimit të Parkut Olimpik, atëherë me ndërkombëtarët do të jemi të nderuar për kushtet. Sepse në të kundërt, duhet t’i hymë me themeli që tani Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” që të jemi gati për 2018-n.
Pasi për kushtet infrastrukturore, edhe pse për peshëngritjen mjafton një pedanë, apo një ndarje me perde me sallën e nxehjes, nuk fitojmë gjë. Do të kemi kushte më të mira hotelerike. Dhe që ne të jemi të nderuar për Botërorin e 2018-ës, nëntori nuk është larg për të vulosur kandidaturën, duhet të bëhemi që tani gjithë bashkë.
Së paku një Botëror i Të Rriturve në Peshëngritje në Tiranë do të na e zbardhë faqen e bërë “sterrë” nga problemet e dopingut…