Basketboll – Femra / Vllaznia shtang Kamza Basket, fiton në Bathore

Share Button

Basketball-logo-Femra

Gjergj Vyshka 03.10.2015 13:30

Vllaznia në basketboll për femra e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin 2015-2016. Ka fituar në një fushë që asnjëherë nuk ka pasur mundësi të jetë triumfuese, siç është ajo e Bathores. Jo vetëm kaq, por Kamza Basket, të paktën edhe sezonin e kaluar, ka ditur të fitojë edhe në Shkodër. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Skuadra e Rashjes, e përbërë nga dy Dashjat, Berranija, Mustafa e Çoçja e ka gjithçka nën kontroll. Luan mirë në mbrojtje zonale, aq sa i krijon vështirësi Kamzës që të gjuajë në koshin shkodran.

Madje edhe pika më e fortë e skuadrës së Avramit, që është kapitenia Aida Vata, e ka pasur të vështirë të çajë në qendër dhe të shënojë. Megjithëse ka qenë e saktë në gjuajtjet e lira. Por Kamza Basket ia ka arritur të fitojë pjesën e parë 12-11, ndonëse shkodranet kanë qenë edhe në epërsi. Diferenca e Rashjes që e bën skuadrën e Vllaznisë më të plotë në fushë është Basha. Lirohet Berranija, por dhe I dhe A. Dashja, bashkë me Mustafën nuk falin. Të qarta në qarkullimin e topit, hera-herës me hyrjen dhe dalje nga zona e mbrojtjes së Kamzës, shkodranet kanë arritur që të shënojnë.

E vetmja që është munduar ta mbajë në lojë skuadrën e Avramit është Gridi Sokoli. Sa herë që individualisht depërtonte në zonën shkodrane, aq herë shënonte. Dhe dy herë me radhë, duke qenë e saktë edhe nga gjuajtjet për tre pikë, Sokoli e ka nxjerrë Kamza Basket në epërsi, 24-23 dhe 30-29. Por nuk mjafton, sepse Vllaznia ka shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsinë 30-31. Në pjesën e tretë, edhe pse gjithnjë Sokoli është kërcënimi më i madh i shkodraneve, Vllaznia jo vetëm administron, por dhe thellon.

Sepse e gjithë pjesa tjetër e Kamza Basket, përtej ndërhyrjen të Avramit me lëvizje nga stoli, apo dhe pushime, duket se ka qenë në një ditë jo. 14-21 është pjesa e tretë për Vllazninë, e cila ka thelluar në 44-52. E fundit, kur kishin kaluar 1 minutë e gjysmë nga starti, dënon më keq skuadrën e Avramit, sepse Vata me një faull në sulm ka plotësuar numrin pesë të gabimeve personale. Vetëm Sokoli ishte pak përballë saktësisë së shkodraneve në të gjitha drejtimet. 6-15 dhe në fund 50-67 për Vllazninë, e cila kështu po krijon bindjen se është duke e risjellë dhe një herë traditën e mirë që ka pasur kaherë basketbolli i femrave të Shkodrës.

 

Kamza Basket – Vllaznia                50-67

(12-11, 18-20, 14-21, 6-15)

Kamza Basket: Ymeri (2), Bakalli, Sokoli (27), Vata (10), Matka (2) / Hoxha (8), Merdani, Oruçi, Kuçi (1). Trajner: R. Avrami

Vllaznia: I. Dashja (21), Mustafa (6), Çoçja, A. Dashja (8), Berranija (19) / Basha (13). Trajner: R. Rashja

Gjyqtarë: G. Hoxha, O. Kasmi (Tiranë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

AlbanianSport.com 14/03/2024 15:25 ASNN – Basketboll meshkuj, Tirana, Teuta dhe Kamza shkëlqejnë

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh