AlbanianSport.com 03.10.2015 08:00
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit ka ngritur dje siparin e sezonit të tij të ri dhe Vllaznia e nis me këmbë të mbarë sezonin, mund Kamzën për femra me 17 pikë diferencë. Për skuadrën e Roland Avramit, Gridi Sokoli, që ka qenë edhe shënuesja më e mirë e ndeshjes me plot 27 pikë, ka qenë shumë pak.
Bardheblutë e Rashjes, një skuadër me shumë eksperiencë, kanë ditur t’ia dalin në Bathore. Po në kuadër të kësaj jave, sot luhen 3 takimet e tjera të Kategorisë së Parë të Femrave, Flamurtari-Elbasani, duke nisur nga ora 11:00, Goga Basket-Studenti, duke nisur nga ora 12:00 dhe Skënderbeu-Tirana, duke nisur nga ora 16:00.
Sot nis edhe Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj dhe, në nivelin e tij më të lartë, që njihet si Superliga, luhen sfidat Flamurtari-Partizani (ora 17:00) dhe Tirana-Teuta (ora 18:00). Supersfida e kësaj jave luhet të hënën dhe Vllaznia pret në Shkodër Kamza Basketit, duke nisur nga ora ora 18:00.
Kjo ndeshje, që do të luhet në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, do të shërbejë edhe për ceremoninë e hapjes së sezonit të basketbollit, ndërsa në nivelin e dytë të meshkujve, që njihet si Kategoria e Parë, sot Skënderbeu pret Elbasanin, në takimin që nis në ora 18:00.
Ndërsa të dielën, Tirana Eagles ndeshet me Superior Klimën, në takimin që nis në ora 14:00. Ardhmëria Basket është pushim, për shkak të tërheqjes së durrsakëve të Goga Basket nga kampionati pak ditë më parë për shkak të moslejimit të përdorjes së emërtimit “Teuta”.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e parë
Të premten:
Kamza Basket – Vllaznia 50-67
Të shtunën:
Flamurtari – Elbasani ora 11:00
Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë
Goga Basket – Studenti ora 12:00
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
Skënderbeu – Tirana ora 16:00
Pallati i Sportit “Tamara Nikolla”, Korçë
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e parë
Të shtunën:
Flamurtari – Partizani ora 17:00
Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë
Tirana – Teuta ora 18:00
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
Të hënën:
Vllaznia – Kamza Basket ora 18:00
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e parë
Të shtunën:
Skënderbeu – Elbasani ora 18:00
Pallati i Sportit “Tamara Nikolla”, Korçë
Të dielën:
Tirana Eagles – Superior Klima ora 14:00
Ardhmëria Basket pushim