AlbanianSport.com 02.10.2015 18:00
ASNN – E veçanta e këtij Rrethi Çiklistik është se në përbërje të ekipit të Vllaznisë bënte pjesë edhe një amerikan. Quhet Uill Hanter, i cili, duke qenë i angazhuar me një veprimtari të shoqërisë civile në qytetin e Koplikut të rrethit Malësi e Madhe, falë pasionit që ka për këtë sport nuk nguroi të vihej në dispozicion të trajnerit shkodran Sabedin Hoxha.
Sipas informacionit të marrë nga presidenti Anxhaku, Hunter e nisi mjaft mirë pedalimin e etapës së dytë Tiranë-Shkodër. Por aty nga mesi i garës, pak pasi ka kaluar zonën e qytetit të Laçit, në tentativë për t’u shkëputur është rrëzuar duke pësuar një aksident jo të vogël.
Megjithë ndihmën e shpejtë, nuk ka qenë më e mundur që amerikani të rikthehet në garë. Mbërritja e tij në Shkodër është bërë me anë të autoambulancës, ndërkohë që më pas mjekët specialistë të Spitalit Rajonal të Shkodrës e kanë marrë në patronazh duke nisur diagnostikimin e tij.