Gjergj Vyshka 02.10.2015 16:10
Ndërkohë presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, dhe sekretari i përgjithshëm Nikolin Dionisi, kanë qenë edhe në pistën me tartan të stadiumit “Elbasan Arena”.
Sipas Rulit tashmë ka përfunduar dhe gropa e ujit, e cila përdoret në garën e 3000 metrave me pengesa. “Mbeten për t’u bërë vizimet dhe më pas mbulimet, apo verifikimet e firmës që po e punon”, – ka thënë ai.
“Por koha e keqe që po vjen, apo dhe ndeshjet e Kombëtares do ta shtyjnë disi. Megjithatë themi që është duke ecuri mirë”, – ka përfunduar kreu i organizmit që qeveris atletikëm shqiptare, Gjergj Ruli.