Vllaznia / Ditë të vështira, legjendat shkodrane: Zgjidhja, privatizimi i klubit

Share Button

Vllaznia-wallpaper

Marrë nga “Top Channel” 02.10.2015 15:15

Klubi i Futbollit “Vllaznia”, një nga klubet elitë të futbollit shqiptar, po kalon ditët më të vështira në këto 15 vitet e fundit. Kuqeblutë kanë humbur 5 ndeshjet e para në këtë sezon, duke bërë që të kapin vendin e fundit në klasifikim, stafi teknik të japë dorëheqjen, e tifozët të dalin në protesta kundër drejtuesve të klubit dhe bashkisë.

Luan Heta, një nga ish-anëtarët e bordit drejtues i vë fajin anës teknike, për gjendjen e mjerueshme në të cilën është katandisur Vllaznia. “Para se të largoheshim, ne kishim planifikuar që në klubin sportiv Vllaznia të mos mungonin të ardhurat financiare, – ka thënë ai, duke folur për “Top Channel”. – Për mua përsonalisht, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e stafit teknik.”

“Së pari e administratorit dhe së dyti e drejtuesit teknik, por në fund edhe e trajnerëve”, – tha Luan Heta, ish-anëtar i bordit në Bashkinë Shkodër. “Ka 4 vite që Vllaznia është duke diskutuar mbijetesën në Kategorinë Superiore”, – shprehet një ish-futbollist dhe ish-trajner i Vllaznisë, si Hysen Dedja.

“Ato parà mund të ishin investuar për rritjen e cilësisë së grupit të Akademisë së futbollistëve të talentuar që ka Shkodra”, – ka shtuar ai. Në një situatë të tillë, kur ekipi i futbollit të Vllaznisë është duke regjistruar rezultatet më negative, të gjithë sportdashësit këtu ngrenë një pyetje: Si do të shpëtohet Vllaznia?

“Zgjidhje për këtë situatë është vetëm ngushtimi i përgjegjësive ndaj klubit, – sugjeron Hysen Dedja. – Të jetë një person ose një grup personash, që do të investojnë duke e pasur të përcaktuar edhe përgjegjësinë. Kush ka mbajtur përgjegjësi për ato miliona që janë hedhur në Shkodër?”

“Kanë ardhur trajnerë e futbollistë e kanë ikur… Gjithmonë përgjegjësia ka qenë jetime”, – ka përfunduar Dedja. “U bënë 4 vite, që Vllaznia është i vetmi ekip “sh.a.”. Duhet të shkojmë sa më shpejt te privatizimi”, – sugjeron një tjetër figurë e shquar e futbollit shkodran, Hysen Zmijani.

“Jam i bindur se kjo situatë ka vetëm një zgjidhje: Klubi duhet t’i kalojë biznesit, një privati dhe pse jo të ketë edhe një president”, është shprehur Vioresin Sinani, ish-futbollist i Vllaznisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh