Çiklizëm / Tiranë-Shkodër, një etapë për historinë e dyrrotakëve

Share Button

Ciklizem-Agim-Tafili-grup-e-madhe

Gaspër Marku 02.10.2015 10:40

Tiranë-Shkodër, 94.3 km e gjatë, ka qenë itinerari i etapës së dytë të Rrethit të 72-të çiklistik të Shqipërisë, i cili startoi të mërkuren me etapën e parë 12.6 km e gjatë kronometër individuale.   Rreth 40 çiklistët përfaqësues të dhjetë ekipeve pjesëmarrëse, mes të cilave edhe tre të huaja, pedaluan paraditen e së enjtes në një etapë që nisi nga kryeqyteti, me destinacion kryeqendrën e Veriut.

Atje ku sporti i çiklizmit dhe biçikleta janë një traditë e kahershme e këtij qyteti, ndërsa sporti i dyrrotakëve ka edhe zanafillën e tij në vitin 1920 me garen e parë kombëtare Shkodër-Koplik e kthim, por edhe atë ndërkombëtare. Rrethi çiklistik i vitit 1925 është cilësuar si i pari i organizuar në Evropë për amatorë. Një etapë si kjo Tiranë-Shkodër, është karakterizuar tradicionalisht si ndër më të bukurat e rretheve çiklistike të Shqipërisë, sidomos në kohën kur për Vllazninë konkurronin emra të tillë klasi si Agim Tafili, Brahim Sykja, Sykti Tafili, Leonard Kola, Sabedin Hoxha, etj.

Këto dy të fundit, Kola si president dhe Hoxha si trajner kanë marrë përsipër të ripërtërijnë traditën e Vllaznisë me një grup çiklistësh shkodranë, mes të cilëve spikat një 14 vjeçar i talentuar si Bruno Kola, djali i ish çiklistit Leonard Kola. Për presidentin e Federates Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, bazuar në të dhënat që ai disponon është një Agim Tafil i dytë.

Sidoqoftë, edhe pse finishi i caktuar nga organizatorët në sheshin e lagjes Parrucë nuk ishte me atë popullaritet si në vitet e mëparshme, sërishmi shkodranët nuk kanë munguar të jenë të shumtë në të dy anët e rrugët hyrëse të qytetit duke duatrokitur çiklistët pjesëmarrës që i drejtoheshin finishit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh