AlbanianSport.com 12.10.2014 08:25
ASNN – Të shtunën është luajtur edhe java e parë e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, ku këtë sezon marrin pjesë 8 skuadra, e më konkretisht Skënderbeu, Vllaznia, Flamurtari, Partizani, Tirana, Studenti, Teuta dhe Barleti Volej, që është në fakt kampionia e sezonit të shkuar, UMB Volej, tashmë me një emër të modifikuar.
Skuadra e trajnerit Hasan Gurabardhi e ka nisur me fitore sezonin e ri, duke triumfuar 3-1 në Durrës përballë Teutës vendase. Nga ana tjetër, edhe nënkampionia e sezonit të shkuar, Partizani, e ka nisur me një fitore këtë kampionat, pasi ka mundur në 3 sete Flamurtarin, në takimin e zhvilluar dje në Vlorë.
Po në 3 sete, Tirana e përforcuar nga veterania Amarilda Prenga, ka mposhtur më kryeqytet Studentin, ndërsa edhe Skënderbeu e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë kampionat të ri kombëtar të rrjetës së të rriturave, teksa ka mposhtur dje në Korçë, Vllazninë me rezultatin 3-1.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Java e parë
(11 tetor 2014)
Skënderbeu – Vllaznia 3-1
Flamurtari – Partizani 0-3
Tirana – Studenti 3-0
Teuta – Barleti Volej 1-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Partizani 1 1 0 3-0 3
- Tirana 1 1 0 3-0 3
- Barleti Volej 1 1 0 3-1 3
- Skënderbeu 1 1 0 3-1 3
- Teuta 1 0 1 1-3 0
- Vllaznia 1 0 1 1-3 0
- Flamurtari 1 0 1 0-3 0
- Studenti 1 0 1 0-3 0