Gjergj Vyshka 01.10.2015 18:15
Besmir Banushi, fituesi i etapës së parë të Rrethit të 72-të Çiklistik të Shqipërisë, në një intervistë dhënë për Televizionin Shqiptar, ka deklaruar se me ndihmën e Zotit do të kërkojë të jetë fituesi i saj.
“Kam bërë përgatitje të madhe dhe të fortë së bashku me ekipin, – ka deklaruar ai. – Në një farë mënyre e parashikoja garën e kronometrit kështu. Parashikoj një garë të fortë, sepse ka konkurrencë me çiklistë si Ylber Sefa, apo dhe të tjerë.”
“Çiklizmi është sport i vështirë që rrugës mund të kesh dhe dëmtime, apo defekte, – ka theksuar çiklisti fierak.- Kështu që shpresoj që me ndihmën e Zotit të jem unë fituesi i Rrethit, së bashku me Apoloninë.”