Gjergj Vyshka 01.10.2015 15:30
Baloni i madh që shënonte startin e garës, por dhe që bënte hijen për çiklistin që do të nisej, ndërsa pranë tij qëndronte gjyqtari, është shfryrë dhe gati sa nuk e ka zënë çiklistin poshtë.
Por i kanë mbajtur fort litarët dhe më pas çiklisti ka vijuar garën normalisht, ndërsa më pas balonin e kanë hequr menjëherë. Gjithçka ka ndodhur sepse në lokalin pranë kanë ikur dritat.
Sidoqoftë, Rrethi i 72-të Çiklistik i Shqipërisë tashmë ka nisur normalisht.