Gjergj Vyshka 01.10.2015 10:55
Ditën e hënë në ora 18:00 në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës do të zhvillohet ndeshja e fundit e javës së parë mes kampionëve në fuqi Vllaznia dhe Kamza Basket. Për shkak të rëndësisë që ka kjo ndeshje, Federata Shqiptare e Basketbollit ka parashikuar ceremoninë e hapjes së veprimtarisë.
Atje ku pritet të jetë Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, si dhe sekretari i përgjithshëm, Korab Llazani. “I takon asaj ndeshjeje që të bëhet ceremonia hapëse e veprimtarisë dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”, – ka theksuar Llazani.
E sa për 70-vjetorin e themelimit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani, ka bërë të ditur se do të jetë një veprimtari e shtrirë gjithëvjetore. “Jemi duke përgatitur dhe një logo në të cilën përbri topit të basketbollit të duket dhe 70-vjetori i themelimit të Federatës”, – ka përfunduar sekretari Llazani.