Kombëtarja / Të shtunën, lista anti-Serbi, nuk priten pak risi në emra

Share Button

FSHF-FSF-logo

AlbanianSport.com 30.09.2015 15:15

ASNN – Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi, do të zyrtarizojë të shtunën listën e futbollistëve, që do të grumbullojë për dy ndeshjet e fundit në eliminatoret e Euro 2016 kundër Serbisë dhe Armenisë. Për këto dy sfida vendimtare, trajneri pritet të rikthejë në skuadër Mërgim Mavraj dhe Alban Mehën. I pari është rikuperuar nga dëmtimi dhe ka nisur të stërvitet me skuadrën e Këlnit në Gjermani. Nga ana tjetër, Meha po bën një paraqitje të shkëlqyer me Konjasporit në kampionatin turk dhe në 6 ndeshje ka realizuar dy gola.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se të shtunën, De Biazi do të mbajë edhe një konferencë për shtyp. Grumbullimi i Kombëtares Shqiptare do të nisë të hënën, pas përfundimit të ndeshjeve të kampionateve. Me ndonjë përjashtim të vogël, trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Xhovani De Biazi, do të zbresë në fushë në ndeshjen e 8 tetorit 2015 ndaj Serbisë të njëjtën skuadër sikurse në ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Portugalisë të luajtura në shtator.

Edhe pse ai ruan surpriza të minutës së fundit në formacion, nuk ka dyshime që trajneri nuk do të mund të guxojë të bëjë eksperimente të reja në një fazë vendimtare për kualifikimin dhe sidomos ndaj një kundërshtari si Serbia, e cila vjen me objektiva të qarta për të frenuar ekipin tonë të arrijë kualifikimin. Në mesfushë ka një dëmtim që sjell mungesë të sigurt dhe ai është Burim Kukeli, vendin e të cilit me shumë gjasë do ta zërë njëri ndërmjet Ergys Kaçes ose Alban Mehës.

Në mbrojtje, në krahun e djathtë të saj, do të kthehet Elseid Hysaj, kurse në qendër mbetet në pikëpyetje kapiteni Lorik Cana, tashmë i dëmtuar, mund të luajë në krah të Ajetit ose Gjymshitit. Në krahun e majtë Agolli është i paprekshëm. Në mesfushë Xhaka, Lenjani, Abrashi do ta nisin nga minuta e parë, ndërsa dilema ka rreth Mehës, Kaçes, Roshit dhe Gashit për dy vende titullari. Në sulm do të ketë një zgjedhje midis Cikalleshit dhe Balës.

Por deri në mbrëmjen e 8 tetorit, trajneri De Biazi mund të vijojë të fantazojë pse jo të eksperimentojë edhe formulë tjetër përballë serbëve

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh