Alpinizmi shqiptar realizon në Rranzë kacavarjen shkëmbore 2015

Share Button

Alpinizem-Rranxe-Boville

Aleksandër Bojaxhi* 29.09.2015 12:55

Në kuadrin e planit të veprimtarive kombëtare të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor (FSHALTM) kjo fundjavë mblodhi në zonën e shkëmbijve të fshatit Rranzë, në lindje të malit të Gamit, anëtarë të bërthamave alpinistike të vendit tonë, të cilët nderuan shoqëritë sportive nga Përmeti, Elbasani, Vlora, Kruja, Partizani, ShBA Tirana, Tirana Rok.

Synimi i veprimtarisë ishte që anëtarëve në moshë të re të këtyre shoqërive sportive t’u përcilleshin njohuri teknike lidhur me kacavarjen, element i domosdoshëm për të kompletuar njohuritë teknike të një alpinisti të mirëfilltë. Andaj dhe për fillimet u mendua të praktikohej kacavarja sportive, e cila lehtësohet nga poligonet e parapërgatitura në malin e Gamit të rrethit të Krujës (në pjesën veriore të digës së rezervuarit të Bovillës).

Gjatë mësimeve teorike e praktike të zhvilluara, të rinjtë u njohën me disa nga nyjet më të përdorshme për lidhjen e litarëve midis tyre, si edhe me përdorimin e tyre në pajimet e nevojshme për realizimin e ngjitjes, teknikat e kalimit të litarëve nëpër karabina, hetimi dhe përdorimi i pikave të kapjes dhe atyre të mbështetjes, kacavarjes dhe zbritjes me sigurim nga lart, etj.

Këto njohuri do të shfrytëzohen nga të rinjtë pjesëmarrës në veprimtari që zhvillohen në palestrat dhe muret e kacavarjes dhe në të ardhmen e afërt do të zhvillohen më tej në shkëmbej të pa shënuar. Vlen të përmendet se pjesëmarrësit treguan interes të lartë për të përvetësuar programin e veprimtarisë dhe veçanërisht vlen të cilësohen të rinjtë Aleks Deneka, Klaudio Zotaj, Driton Leksi, Aldo Tabaku, Tritan Guni.

Për realizimin e veprimtarisë, lidhur me përcjelljen tek më të rinjtë të njohurive teorike e praktike, ndihmuan kacavarës më përvojë të vendit tonë si Gerhard Duro e Kleivi Ndrejaj të Partizanit, si dhe Elion Çikopano e Enis Shehu të shoqërisë Tirana Rok. Ky aktivitet u zhvillua nga data 25-28 shtator me pjesëmarrjen e rreth 40 alpinistëve. Në fakt gara edhe pse nuk është zhvilluar në një kohë jo të mirë, ndërsa shiu i dendur ka qenë problem për alpinistët, ngjitja shkëmbore në Bovillë për vitin 2015 sidoqoftë u realizua.

 

* Drejtues i veprimtarisë dhe Mjeshtër i Edukimit

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

(Video) Ski / E pandalshme Lara Kolturi, “fluturon” në finalet e Kupë së Botës

AlbanianSport.com 10/03/2024 16:10 ASNN – Lara Kolturi, në finalet e Kupës së Botës. Skiatorja kuqezi

(Video) Ski / Lara Kolturi, e pafat në garën e sllallomit, humbet medaljen

(Video) Ski / Lara Kolturi, e pafat në garën e sllallomit, humbet medaljen

AlbanianSport.com 03/02/2024 16:15 ASNN – Pasi ka rrëmbyer të premten medaljen e bronztë në disiplinën

(Videos) Ski / Kolturi: E kënaqur edhe me medaljen e bronztë në Botëror

(Videos) Ski / Kolturi: E kënaqur edhe me medaljen e bronztë në Botëror

AlbanianSport.com 02/02/2024 20:15 ASNN – Skiatorja italiane që ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë,

(Video) Ski / Kolturi, e bronztë në sllallom gjigand në Botërorin e Të Rejave

(Video) Ski / Kolturi, e bronztë në sllallom gjigand në Botërorin e Të Rejave

AlbanianSport.com 02/02/2024 15:15 ASNN – Lara Kolturi e pandalshme, medalje bronzi në Botërorin

(Videos) Ski / Lara Kolturi, e 12-ta në botë në garën e radhës në Kronplatz

(Videos) Ski / Lara Kolturi, e 12-ta në botë në garën e radhës në Kronplatz

AlbanianSport.com 30/01/2024 20:45 ASNN – Lara Kolturi, tjetër garë mbresëlënëse. Renditet e 12-ta

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh