AlbanianSport.com 29.09.2015 12:05
ASNN – Fundjava sjell derbin e madh të futbollit shqiptar, midis Partizanit dhe Tiranës, që do të luhet do të luhet ditën e shtunë në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45. Duke folur në një konferencë për shtyp mbajtur të martën në mjediset e klubit, futbollisti Gëzim Krasniqi ka theksuar se të kuqtë e cilësojnë këtë sfidë si ndeshjen e radhës, por do të synojnë fitoren për tifozët.
Në kuadër të javës së 6-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Partizani përballet në fundjavë me Tiranën. Derbi i madh i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës do të luhet ditën e shtunë në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45. Klikoni videon e mëposhtme për të shikuar konferencën e sotme për shtyp të futbollistit të Partizanit, Gëzim Krasniqi.