Elvis Beqiri: Ne, ekip më të mirë sesa Serbia, por do të jetë e vështirë (II)

Share Button

Elvin-Beqiri-profil-liqeni

Adriatik Balla 29.09.2015 08:45

Ndeshja me Serbinë konsiderohet përcaktuese për fatet e Eliminatoreve në grupin I eliminator për Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Në këtë ndeshje Shqipëria do të kërkojë maksimumin si domosdoshmëri për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit dhe të gjithë janë të bindur se fitorja me serbët na çon në “Euro 2016”.

I këtij mendimi është dhe ish-mbrojtësi i Kombëtares dhe i Vllaznisë, Elvin Beqiri, i cili, pas një analize të kujdesshme të avantazheve kuqezi dhe natyrisht gjendjes së dy ekipeve, beson se kuqezinjtë janë pranë një triumfi historik dhe fitorja në “Elbasan Arena” do të sillte një sukses që është pritur me dekada nga breza të ndryshëm sportistësh të përfaqësueses.

Beqiri mendon se në këto momente skuadra jonë ka disa avantazhe, por në të njëjtën kohë ndodhet nën presion, pasi i duhet fitorja. Ai mendon se skema e De Biazit do të sjellë efektin e duhur dhe ekipi do të dijë ta interpretojë si duhet sfidën, pavarësisht tensioneve midis skuadrave.

Ish-mbrojtësi i Vllaznisë beson se situata e krijuar ditët e fundit me tifozët dhe qëndrimet e medias serbe, çojnë në drejtimin se kjo përballje do të jetë më shumë politike, duke dëmtuar drejtpërdrejt ekipin kombëtar shqiptar, i cili duhet ta vlerësojë nga ana sportive takimin.

Kjo është intervista e ish-futbollistit të Kombëtares dhe Vllaznisë, dhënë të përditshmes shqiptare, “SOT”, të cilën AlbanianSport.com do t’jua sjellë sot dhe nesër në dy pjesë dhe dje ishte pjesa e parë, ndërsa e dyta është sot.

 

… Vijon nga dje

 

– Serbia ka një ekip të mirë. Sidomos kualitetet i ka të mirë në mënyrë të padiskutueshme. Por ju e dini dhe më mirë se suksesi i një skuadre nuk varet nga një futbollist e cilësia e tij, por nga fryma e grupit. Çfarë mendimi keni për ekipin e tyre?

– Futbollistët mund t’i ketë të mëdhenj, por nëse nuk lidhen ata s’bëjnë asgjë të madhe. Ne si skuadër s’kemi pasur kualitete të tillë të mëdhenj, por ekipi ka funksionuar si grup dhe pozicioni ynë më i mirë në renditje krahasuar me serbët është domethënës në këtë drejtim. Kuptohet, elementët cilësorë duhen, sepse bëjnë diferencë në episode të veçantë, por ekipi ynë është shumë i mirë dhe këtë e kanë treguar ndeshjet në këto eliminatore. Individi është gjithnjë i rëndësishëm, por ai nuk është gjithmonë vendimtar.

 

– Skuadra ka bërë përparime të mëdha në mbrojtje, besoj për këtë biem dakord të gjithë. Por ndeshjet e fundit ka ngërç në sulm, kjo është gjithashtu evidente. A mendoni se do të ketë ndryshime?

– Kjo është një çështje taktike e trajnerit, sepse ai mund t’u japë edhe sulmuesve detyra mbrojtëse. Ata rrinë afër mesfushorëve, duke lënë deficite në sulm. Por në lidhje me këtë ne duhet të shohim objektivin që ka De Biazi, i cili, sipas mendimit tim, është mjaft efikas në mbrojtje dhe ka zgjedhur një kundërsulm të shpejtë. Ne jemi koshient që ekipi del shpejt në sulm dhe kjo është provuar. Ndoshta nuk kemi sulm perfekt, por kemi sulmues që punojnë fort dhe që rrezikojnë. Me pak fjalë ne kemi sulm të mirë, gjithmonë sipas mënyrës së lojës së De Biazit.

 

– Desha të shtroj një problem që la lidhje me biletat. Nuk e di a keni marrë ju një të tillë, por në rrjetet sociale konstatohet se ka pakënaqësi për mënyrën se si u shpërndanë. Kjo edhe për shkak të fluksit të madh të kërkesave dhe kapacitetit të vogël të “Elbasan Arenës”. A ishte menaxhimi i dobët i shitjes së biletave një dështim i FSHF-së?

– Jo unë nuk kam marrë, por e di që sigurimi i një bilete ishte i vështirë, sepse rëndësia e këtij takimi solli një interesim të madh. Në këto kushte, kjo situatë shndërrohet në problem për federatën. Personalisht nuk dua t’i jap përgjegjësi FSHF-së, sepse kjo është një ndeshje delikate. Është normale që federata u frikësohet incidenteve, të cilat mund të na sjellin probleme dhe rrezikojmë objektivat. Jam i sigurt se çdo incident shpie në dëmtimin tonë. Natyrisht, po abuzohet me ca gjëra, por unë jam i bindur se FSHF është e detyruar ta bëjë këtë. Tifozi është i paduruar, ai do me çdo kusht biletë, do të jetë atje dhe sheh pengesa që nuk i duken normale, por në këtë moment unë i ftoj të gjithë ta mirëkuptojnë federatën. Stadiumi është i vogël dhe jo të gjithë mund të jemi atje, s’ka arsye për t’u acaruar.

 

– Keni luajtur shumë me Kombëtaren, e njihni mirë mentalitetin e saj, atmosferën dhe emocionin. Çfarë rezultati parashikon?

– Ne duhet të fitojmë me Serbinë dhe duhet të fitojmë patjetër. Është shumë i rëndësishëm rezultati dhe unë do të gëzohesha sikurse të shënonim një gol e të fitonim. Është tamam ajo shprehja “mjafton një gjysmë goli”. Por ne nuk duhet të harrojmë se futbolli është i paparashikueshëm dhe i ka brenda të tre rezultatet. Luajmë përballë një ekipi të fortë, i cili ka ambiciet e tij. Megjithatë, mua më mjafton edhe 1-0.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh