Gjergj Vyshka 28.09.2015 13:25
Italia në volejboll për femra në Kampionatin Evropian, që është duke u zhvilluar në Belgjikë e Holandë, ka arritur fitoren e dytë. Por përsëri me një set të marrë nga kundërshtaret, që këtë herë ishte Sllovenia.
Sllovenia, e cila në dy setet e para është shkëputur deri në 9 e 12 pikë, në të tretin ia ka arritur që të kthejë rezultatin nga 22-24 në 26-24 në favorin e vet. Por të kaltrat nuk lëshojnë më terren dhe pasi janë shkëputur në 8-0 e mbyllin setin e katërt 25-11 dhe të gjithë ndeshjen 3-1.
E ndeshja që do të luhet sot me Holandën në Apeldorn do të sistemojë dhe vendin e parë në grupin A, që do ta dërgojë skuadrën direkt në çerekfinalet e Roterdamit. Humbësja duhet të luajë ndeshje shtesë me të tretën e grupit C.
Rezultatet e ditës së dytë të Evropianit
Grupi A
(Apeldorn – Holandë)
Holandë – Poloni 3-1
Itali – Slloveni 3-1
Grupi B
(Anversë – Belgjikë)
Belgjikë – Azerbajxhan 3-0
Hungari – Turqi 0-3
Grupi C
(Roterdam – Holandë)
Rusi – Bjellorusi 3-0
Bullgari – Kroaci 2-3
Grupi D
(Eid’hoven – Holandë)
Rumani – Gjermani 1-3
Republika Çeke – Serbi 0-3