Gjergj Vyshka 28.09.2015 12:30
Të mërkurën paradite, një ekip i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i përbërë prej katër vesh, ka qenë prezent në Cërrik. Ata kanë zhvilluar testet e kontrollit antidoping për peshëngritësit, të cilët janë të grumbulluar në hotel “Xhelili”.
Këto janë analiza paraprake në prag të vajtjes në Botërorin e Hjustonitë për të rritur, që bëhet në nëntor. Analizat fillimisht janë bërë për tre sportistët Krenar Shoraj, Alban Hoxha, Emanuel Lushi, të cilët do të marrin pjesë në Evropianin e Lituanisë, që nis më 1 tetor.
Gjithashtu analizave u është nënshtruar dhe Briken Calja i peshës 69 kg, ndërsa sipas drejtorisë së sportit në Ministri këto analiza do të jenë për të gjitha sportet. Dhe këto analiza do të shkojnë në Këln e prej andej do të merren dhe përgjigjet.