AlbanianSport.com 28.09.2015 07:55
ASNN – Hajvalia ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 2-1, të dielën në kryeqytet në derbin e javës së 7-të të “Raiffeisen” Superliga e Kosovës në futboll. Përballja mes “bardhëkaltërve” dhe skuadrës nga periferia e Prishtinës, ka dhënë një lojë mesatare, ndërsa skuadra e Ismet Munishit më një gol të Samir Zenelit, në minutën e 16-të dhe një gol të Fuat Karabegut, në të 37-tën, siguroi tri pikë të mëdha në duelin me kryeqytetasit, ndërsa golin e vetëm për Prishtinën e realizoi Driton Krasniqi, në të 75-tën minutë.
Hajvalia më këtë fitore ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe zë vendin e 8-të, kurse, Prishtina mbetet në vendin e 10-të më 7 pikë. Ndërsa Drita dhe Trepça ’89 kanë janë ndarë në barazim 1-1 në Gjilan, në njërën ndër ndeshjet kryesor të kësaj fundjave. Pas këtij barazimi, Trepça ’89 vazhdon të kryesojë tabelën e renditjes, më 17 pikë, dy më shumë së Ferronikeli, kurse Drita renditët e 9-ta më 8 pikë të tubuara. Pikët janë ndarë edhe në përballjen mes Lirisë dhe Vushtrrisë.
Raiffeisen Superliga e Kosovës
Java e 7-të:
Të shtunën:
Drita-Trepça ’89 1-1
Prishtina – Hajvalia 1-2
Liria – Vushtrria 1-1
Të dielën:
Feronikeli – Istogu 3-1
Drenica – Besa 3-1
Gjilani – Llapi 1-1
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Trepça ’89 17
- Feronikeli 15
- Gjilani 13
- Besa 10
- Hajvalia 9
- Vushtrria 9
- Drenica 8
- Llapi 8
- Drita 8
- Liria 8
- Prishtina 7
- Istogu 5