AlbanianSport.com 27.09.2015 17:05
ASNN – Milani nuk po arrin të ketë vijueshmëri këtë sezon dhe skuadra e trajnerit Sinisha Mihajlloviç është mundur sot në fushën e Xhenoas me rezultatin 1-0.
Gjithçka u vendos me golin e Blerim Xhemailit në mesin e pjesës së parë, i cili ka realizuar nga goditja e dënimit, edhe falë një devijimi të murit të milanezëve.
Në pjesën e dytë edhe pse zhvilloi një lojë më të mirë, Milani nuk arriti të shënonte të paktën një gol për të shpëtuar me një pikë të vetme.
Prej minutës së 42-të, kuqezinjtë kanë luajtur me 10 futbollistë, pas ndëshkimit të Romanjolit me karton të kuq.
Në takimet e së shtunës, të vlefshme për javën e 6-të të Serisë A Napoli mundi Juventusin me rezultatin 2-1, ndërsa Roma fitoi thellë 5-1 me Karpin.