“Tragji-komedi greke”…Lila-Kasami, kur helenët zgjedhin të gjykojnë me dy standarde

Share Button

Andi-Lila-PAS-Janina-shqiponja-Pajtim-Kasami

AlbanianSport.com 27.09.2015 09:45

Ai vetëm përsëriti festimin që më parë kishte bërë lojtari me origjinë shqiptare i Olimpiakosit. Por krejt ndryshe nga me Pajtim Kasamin, Andi Lila rrezikon shumë për shkak të këtij festimi pas golit që shënoi në kampionatin grek. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare bëri shqiponjën dykrenare me dy pëllëmbët e duarve, pasi realizoi për Janinën ndaj Olimpiakosit, njëlloj si Kasami kur shënoi për Olimpiakosin ndaj Juventusit.

Futbollisti që luan për përfaqësuesen e Zvicrës nuk pati asnjë pasojë, përveç një vërejtjeje nga vetë zviceranët, jo nga grekët, kurse për veprimin e Lilës në Greqi duket sikur ka ndodhur një skandal. Nuki mjaftuan reagimet e ashpra nga tifozët e Olimpiakosit në stadium, dhe fakti që shqiptari as nuk u përgëzua nga shokët e tij të skuadrës për të cilën shënoi.

Mediat greke shkruajnë se shqiponja me dy koka është simbol i Shqipërisë së Madhe, edhe pse dihet nga gjithë bota se ajo ndodhet në flamurin e shtetit të sotëm shqiptar. Në vend që të thuhet se Lila festoi me simbolin e flamurit të tij, deklarohet se bëhet fjalë për Shqipërinë e Madhe. Rreziku për Lilën nuk vjen vetëm nga ndonjë masë e Federatës Greke, por edhe nga vetë klubi i tij, Janina.

Trajneri Janis Petraqis thotë se për mbrojtësin do të diskutohet në klub dhe do të vendoset. Mediat spekullojnë se edhe mund ta përzenë nga Janina, por Petraqis rezervohet duke thënë se kjo është çështje e klubit, jo e tij. Reagimi ndaj Lilës ngjan me atë ndaj Ergys Kaçes kur pozoi me fanelën e UÇK-së dhe u dënua shumë muaj nga vetë klubi tij, PAOK i Selanikut.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh