AlbanianSport.com 26.09.2015 23:35
ASNN – Peja ka mposhtur rivalen “e përjetshme”, SIGAL Prishtinën për të fituar Superkupën e Kosovës.
Në një atmosferë të zjarrtë në Palestrën “Karagaqi”, pejanët mposhtën kryeqytetasit me rezultatin 76-71.
Rezultati i gjysmës së parë ishte 30-33 në favor të Prishtinës, ndërsa shënuesi më i mirë në këtë pjesë ishte Kevin Bjuruell i Pejës, me 11 pikë.
Por, në përfundim, kanë qenë pejanët ata që kanë fituar Superkupën e Kosovës në basketboll për meshkuj.
Në një ndeshje shumë interesante të zhvilluar në palestrën “Karagaçi”, Peja ishte më e saktë duke arritur fitore me rezultat të përgjithshëm 76-71.
Hijeshi kësaj sfide i dhanë grupimet e tifozëve përkatës, “Plisat” e Prishtinës dhe “Shqiponjat” e Pejës, të cilët i përkrahën fuqishëm ekipet e tyre.
Kjo ishte ndeshja e parë e edicionit 2015-2016, për të vijuar më pas me ndeshjet e Superligës dhe Kupës së Kosovës .