AlbanianSport.com 26.09.2015 16:50
ASNN – Mediat sportive në Prishtinë njoftojnë se përfaqësuesja afrikane e Guinesë Ekuatoriale dhe Federata e Futbollit e Kosovës kanë arritur një marrëveshje midis tyre për një miqësore.
Takimi do të luhet më 10 tetor, duke nisur nga ora 15:00, në Stadiumin e Prishtinës dhe ky konsiderohet një lajm pothuajse i sigurt. Mbetet të konfirmohet zyrtarisht nga vetë federata e Kosovës.
Madje thuhet se tanimë disa prej lojtarëve të Kosovës janë informuar për këtë takim. Guineja Ekuatoriale ndodhet në vendin e 62-të të renditjes së FIFA-s, madje para Serbisë, Bullgarisë dhe shumë shtete të forta evropiane.
Kosova ishte në bisedime edhe me Ganën, por pa sukses, sepse përfaqësuesja e këtij vendi afrikan nuk pranoi.