Gjergj Vyshka 25.09.2015 20:50
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndriçim Spahiu, ka lajmëruar se të dielën, në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet do të zhvillohet kampionati kombëtar i moshave.
Bëhet fjalë për kategorinë e shkollorëve dhe paratërinjve, ndërsa do të konkurrohet në të dy stilet, e lirë dhe klasike. Kampionati, sipas informacionit që ka përcjellë Sekretari Spahiu, do të zhvillohet nga ora 09:00 deri në 15:00.
Ndërsa ceremonia e hapjes së kampionatit, atje ku pritet të nderohen dhe figura të tjera të këtij sporti në vend, do të zhvillohet duke shfrytëzuar një pauzë të garave, në ora 12:30.
Pritet një garë e fortë, ndërsa mundja shqiptare, edhe pse me financa të cunguara dhe të bllokuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, vazhdon aktivitetet e saj kombëtare. Siç dhe do të jetë të dielën Kampionati Kombëtar i Shkollorëve dhe Paratërinjve.