AlbanianSport.com 25.09.2015 19:00
ASNN – Ishte i shkëlqyer në fushë, por i tillë po tregohet edhe jashtë fushës. Legjenda franceze e Mançester Junajtid, Erik Kantona, ka dhënë një shtëpi të tij në Marsejë për një familje refugjatësh, për dy vitet e ardhshme.
Francezi ka sqaruar edhe arsyen me bazë familjare të marrjes së këtij vendimi, duke zbuluar se edhe gjyshërit e tij, nga ana e nënës, ishin refugjatë që patën ikur në këmbë nga Spanja.
Duhet thënë se ditët e fundit ka një solidaritet të pazakontë me refugjatët dhe emigrantët e Lindjes së Mesme në Europë, sidomos nga futbollistët e njohur apo dhe ish-futbollistë të njohur.
Madje dhe klubet kanë dhënë ndihmesë në të holla për refugjatët, duke dhënë një shembull të mirë për të gjithë.